Protestuesit: “Nuk do bëjmë rrëmujë, duam të fitojë populli fukara”, protestuesi jep mesazhin e fortë

370
Sigal

Mëngjesin e sotëm qytetarë të shumtë janë nisur nga të gjitha qytetet e vendin për të ardhur për protestën e opozitës.

Një prej protestuesve, i cili ka ardhur nga Pogradeci ka thënë se ai do që të fitojë populli fukara dhe dhe jo ata që merren me drogë.

Më tej ai ka thënë:

Kemi ardhur për protestë nga Pogradeci. Kemi dy javë që kemi thënë se do vijmë. Ne i thamë atij të na presë, ai paska ikur në Vlorë. Sot sa mundemi në mënyrë paqësore. Nuk do bëjmë rrëmujë. Ta rrëzojmë Ramën. Do protestojmë për të gjitha të zezat që ka bërë ky kryeministër. Për taksat, për papunësinë, për kriminalitetin, gjithë të zezat. Ne duam të fitojë populli fukara dhe këta që merren me drogë kaput që nga Edi Rama.
Kujtojmë këtu se 1300 forca policie janë angazhuar për mbarëvajtjen e kësaj proteste, po ashtu pranë Kryeministrisë ndodhen forcat RENEA dhe ato të FNSH.