Protestuesit nga Vlora marshojnë në bulevard me thirrjet “Rama ik”

493
Sigal

Mjaft protestues nga qyteti i Vlorës kanë ardhur në Tiranë ditën e sotme për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Ata ndodhen si një grup në protestë, ndërsa para mbajnë një pankartë të madhe ku shkruhet “Rama ik nga Vlora”.

Ish-deputeti Dashamir Tahiri shkroi pak minuta para protestës se drejt Tiranës janë nisur edhe 630 veta të komunitetit çam, nën drejtimin e kryetarit të Shoqatës Çamëria Idriz Rushiti.