Protestuesit i venë zjarrin bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme

45
TIRANE- Ishte paralajmëruar si një marshim i qetë dhe jo i dhunshëm, por selia e kryeministrisë është qëlluar me vezë, gurë, tulla, shishe e shkopinj dhe eshte hedhur tymues blu. Ndërsa mbahet protesta e opozitës shefi i qeverisë Rama ndodhej në një aktivitet për ditën e rinisë. 
Protestuesit tentuan te thyejne kordonin me police vajza qe rrethonin kryeministrin, por pas tensionimit te situates para godines se qeverise u vune efektivë 

Ora 13: 32 Protestuesit kanë hipur mbi bunker, thyejnë dritaret e ministrisë
Një grup të rinjsh kanë hipur mbi bunker. Ndërkohë që gurë po hidhen në drejtim të godinës së ministrisë së brendshme dhe po thyhen xhamat. Mes turmës janë dhe deputetët Jorida Tabaku dhe Gent Strazimi. bunkeri

Ora 13: 26: Turma niset drejt ministrise se Brendshme duan te shkulin bunkerin
Një grup të rinjsh janë nisur drejt bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme atje ku është nisur dhe turma. Të rinjtë po largohjnë mrbojtësen e bunkerit
Protestuesit tymuese e vezë drejt kryeministrisë, Basha: Rama- Meta të shporren. Mosbindja civile ka nisur. LIVE
Prej orës 11:00 mbështetës të PD-së po protestojnë para kryeministrisë. Për gati 30 minuta ka pasur tension kur protestues kanë goditur me vezë, shkopinj të cilëve më parë u ishin hequr panakartat, por dhe tymuese janë hedhur në drejtim të kryeministrisë.

Ndërkohë policë të shumtë kanë rrethuar jo vetëm pjesën përpara, por edhe të gjitha anët të kryeministrisë. në podium vijojnë të mbajnë fjalimin eksponentë të PD-së.
Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama-Meta, dhe krijimin e një qeverie teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.. Protestuesit i kanë vënë flakën edhe pankartave me foton e kryeministrin Rama.