Protestuesit e Unazës mblidhen para Drejtorisë së Policisë

509
Sigal

Policia e Shtetit ka shoqëruar në orët e fundit në ambientet e saj 7 protestues të “Unazës së Re”.

Aktualisht drejt Drejtorisë së Policisë janë drejtuar me dhjetra protestues të cilët do të kërkojnë lirimin e personave të ndaluar, ndërkohë që aty priten të shkojnë edhe përfaqësues të opozitës.

Aktualisht në qelitë e paraburgimit krahas personave të ndaluar në mbrëmjen e sotme janë edhe protestues të tjerë të ndalur në protestat e mëhershme të cilët janë lënë në burg pa paafat.