Protestuesi ka një dhuratë të veçantë për Ramën

100

Teksa jemi rreth një orë e 30 minuta nga starti i protestës së katërt kombëtare të opozitës së bashkuar, qytetarët prej orësh kanë mbërritur në Tiranë.

Por një prej tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Një protestues nga qyteti i Elbasanit ka zgjedhur që të vijë ndryshe në këtë protestë të opozitës, organizuar në Tiranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qytetari ka zgjedhur që në Tiranë të marrë me vete një breshkë dhe sipas tij me këtë breshkë Rama duhet të largohet.

Dihet tashmë se kryeministri mban disa breshka në zyrën e tij në kryeministri dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja që e ka shtyrë qytetarin të kryejë këtë veprim.