Protestojnë për pagat – Punonjësi i rafinerisë së naftës kërcënon se do hidhet nga oxhaku

531
Dhjetra punëtorë të uzinës së përpunimit të naftës në Fier dolën dhe sot në protestë për mosmarrjen e pagave të prapambetura.
Një prej punëtorëve i identifikuar si Agim Myrdini është ngjitur në majë të oxhakut të uzinës 40 metra të lartë dhe kërcënon të hidhet.
Gazetari jonë në Fier, Xhemil Beharaj, i cili po përcjell nga afër protestën thotë se 49-vjeçari është baba i 6 fëmijëve dhe ish-i persekutuar.
Punonjësit thonë se kanë katër muaj pa marrë paga dhe 22 muaj pa iu depozituar sigurimet shoqërore, paçka se puna në uzinë ka vijuar normalisht dhe prodhimi është shitur.
Protestuesit apelojnë institucionet shtetërore për ndërhyrje
Sigal