Protestë – Pezullohet për një orë transporti urban në Vlorë

760
Pezullohet shërbimi urban në Vlorë. Për më shumë se 1 orë punonjësit e këtij shërbimi publik në varësi të bashkisë Vlorë kanë pezulluar lëvizjen, ndërsa shkak është bërë konkurrenca e pandershme, por njëkohësisht edhe gjendja aktuale e autobusëve urban.

Punonjesit ngrenë shqetësimin e futjes në linja paralele me ta të subjektit privat, çka ka sjelle problematika të medha të lidhura me oraret që nuk zbatohen. Ata thonë se futja e një tjetër operatori privat është tërësisht jashtë ligjit.

Duke ngritur problemin e autobusëve dhe gjendjës së tyre të amortizuar, punonjësit e këtij shërbimi urban kanë fajësuar drejtuesin e këtij institucioni, që sipas tyre mbetet i paafte të përmirësoje punën dhe të mos lejoje futjen e një tjetër linje paralele.

Punonjesit e parkut urban publik në Vlore kanë konfirmuar se kanë marrë një premtim për ndryshimin e situatës nga ana e vetë drejtuesve të bashkisë, ndërkohë që nëse diçka nuk do të ndryshoje protesta e tyre do të vijojë të përshkallëzohet. Shërbimi urban publik në Vlorë rrezikon deri edhe falimentimin e vet.
Sigal