Protestë për tarifat vjetore – Studentët: Ndihemi të diskriminuar. Çina: Më 30 maj mblidhet bordi

640
Sigal

Një grup studentësh të fakultetit të shkencave teknike mjekësore kanë protestuar këtë të martë kundër pagesës së tarifës vjetore . Sipas pretendimeve të studentëve, duhet që të paguajnë tarifën vjetore nëse kanë për të dhënë dy deri në tre provime.

Por sipas Dekanes së këtij fakulteti, studentët nuk janë të mirë informuar por pavarësisht kësaj pritet që për këtë çështje të mblidhet bordi administrativ. Tatjana Çina shpjegon se në bazë të VKM-së studentët përsëritës paguajnë tarifën vjetore, ndërsa studentët që kanë lënë të caktuara për të dhënë provim paguajnë vetëm kreditet përkatëse.

Më datë 30 maj pritet që të mblidhet bordi administrativ i Universitetit Mjekësor të Tiranës për të kthyer një përgjigje zyrtare për të gjithë studentët .

SCAN