Sigal

Shkolla 9-vjecare e fshatit Ngraçie në Mallakaster nuk e ka nisur procesin mësimor këtë vit. Shkak për këtë është bërë mbyllja e saj, ndërsa 16 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë detyrohen të udhëtojnë  me shpenzimet e tyre rreth 7 km larg për të frekuentuar shkollën ne fshatit Visokë. Prindërit e 16 nxënësve i kane protestuar sot para zyrës arsimore ne Mallkaster.

Për kreun e zyrës arsimore Mallakastër  Fiqirete Malaj,  fondi i ministrisë së Arsimit që është vendosur në dispozicion për  transportin e nxënësve  është i  pamjaftueshme, ndaj  është kërkuar ndihma e Bashkisë për të akorduar një fond shtesë.

Bashkia Mallakastër me anë të një vendimi  të këshillit bashkiak në datën 20 tetor ka akorduar një fond prej  700 lekësh për fëmijë duke ju bashkangjitur tarifës se pare. Edhe pse është vendosur një tarifë e tillë, sërish prindërit janë të pakënaqur, pasi sipas tyre kjo nuk i jep zgjidhje situatës.