Protestë në Tiranë për lirimin e Albin Kurtit, “Po Albinit, jo Zajednicës”

535
Në sheshin përpara Piramidës në Tiranë u zhvillua sot një protestë në mbështetje të ish-liderit të Vetëvendosje-s Albin Kurti, i cili u arrestua tre ditë më parë në Prishtinë. Më pankarta “Po Albinit, jo Zajednicës”, protestuesit kërkuan lirimin e ish-liderit të VV-së.
Përfaqësuesi i “Vetëvendosje-s në Shqipëri, Elvis Hoxha tha se sot po punohet për të ndarë 7 milionë shqiptarët në zona të vogla, përkundër serbëve që jetojnë të bashkuar. Hoxha tha se marrëveshja e kufirit me Malin e Zi dhe Bashkësia e Komunave Serbe apo “Zajednica” nuk mund të pranohen.
“Ne kemi vetëm kriminelë në rendin kombëtar dhe ata janë vënë për ta zhdukur kombin e Shqipërisë. Evropa e bashkuar nuk bëhet dot pa shqiptarët e bashkuar. Në qoftë se ajo vetë nuk shtyn Shqipërinë të bashkohet. Europa vetë është në krizë dhe ne vazhdojmë të bëjmë të njëjtin gabim që mbajmë perandoritë në krizë kur po bien.”-tha Hoxha.
Sigal