Protestë në Durrës, “EMS” zëvendëson punëtorët e kompanive shqiptare

540
Rreth 250 punëtorë të tre kompanive shqiptare të ngarkim- shkarkimit në kalatën lindore të portit të Durrësit kanë protestuar për të dytën herë brenda javës. Shkak është bërë zëvendësimi i tyre nga punonjës të tjerë të kontraktuar nga kompania gjermane “EMS”, e cila ka kontratë me të drejta ekskluzive mbi kalatën lindore.
Vijon ngërçi në portin e Durrësit mes kompanive shqiptare stivadore dhe konçensionares gjermane EMS që ka fituar të drejtën ekskluzive të proçeseve të punës në kalatën lindore të Portit të Durrësit.
Mbi 250 punëtorë, të sektorit të ngarkim-shkarkimit mëngjesin e së mërkurës pasi konstatuan se ishin zëvendësuar nga personel tjetër, i kontaktuar nga kompania gjermane “EMS”, bllokuan punën në port.
“Puna ka muaj që është bllokuar dhe nuk e di pse kjo kompani “EMS” e mban peng.Kjo është kompania që mban peng të gjithë portin. Nuk e di ku ka ngec puna, siç e shikoni janë 200 punëtorë që presin, janë të gjithë kryefamiljarë”.
Përfaqësuesi juridik i kompanive stivadore, Endrit Kapaj, shpjegoi se kompania gjermane nuk ka liçencë për stivadorë.
Sigal