Protestë kundër HEC-eve; “Larg duart nga Valbona”

553
Aktivistë të shoqërisë civile dhe banorë të komunitetit në Tropojë protestuan përpara Ministrisë së Energjetikës dhe Kryeministrisë kundër ndërtimit të disa hidrocentrale në luginën e Lumit të Vabonës. Me moton “Larg duart nga Valbona”, protestuesit denoncuan koncesionet, pasi sipas tyre, cenohet natyra, dëmtohet ekonomia dhe zhvillimi i turizmit. “Komuniteti është kundër këtyre hidrocentraleve sepse shkatërrojnë natyrën, cenojnë ekonominë dhe zhvillimin e turizmit. Sot kërkojmë të anulohen këto projekte, të ruajmë identitetin e Parkut Kombëtar si dhe të investojmë në zhvillimin e eko-turizmit”, thonë aktivistët. Kjo është e disata protestë që zhvillohet kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin e Valbonës dhe sipas aktivistëve, ata do të vazhdojnë derisa të nisë bashkëpunimi me qeverinë për anulimin e kontratave koncensionare.
Sigal