Protestë e taksistëve të Tiranës, bllokohet bulevardi

548
Taksistët në Tiranë kanë zhvilluar këtë të mërkurë një protestë, duke bllokuar edhe lëvizjen në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Ata kanë kërkuar largimin e taksive të qyteteve të tjera, çka shkakton rrjedhje të klientelës dhe anulimin e ligjit për lejimin e taksive “6+1”, pasi kjo favorizon kompanitë dhe ndëshkon individët. Taksistët kanë paralajmëruar se, protesta e tyre do të shtrihet edhe në ditët në vijim nëse ata nuk do mund të kenë një takim me kryetarin e bashkisë dhe nëse nuk të zgjidhet çështja e taksive të paliçencuara që po prishin tregun. Protesta nënkupton bllokimin e rrugëve të tjera kryesore në kryeqytet.
Sigal