Zgjerohet harta e protestave në mbarë Shqipërinë. Jo vetëm harta, por edhe grupet e interesit, janë ngritur në protesta kundër gjendjes së rëndë ekonomike.

Më të fundit, janë minatorët e Bulqizës të cilët, të rrënuar ekonomikisht nga puna e papaguar, kushtet e rënda të punës, nga çmimet e larta, rritja e taksave dhe papunësia janë ngritur në këmbë duke protestuar në qendër të qytetit.

Rajoni me pasuri të rralla nëntokësore, por me nivelin më të lartë të varfërisë kërkon jetesë më të mirë, rritjen e pagave, uljen e çmimit të karburantit, punësim dhe taksa më të ulta.