Protestat në Fier, policia: 4 të arrestuar

471
Sigal

Policia e Fierit ka dhënë informacione zyrtare pas shoqërimeve të kryera gjatë pasdites së djeshme dhe natës në radhët e qytetarëve që protestuan dje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Policia ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas si dhe procedon penalisht në gjendje të lirë 41 shtetas të tjerë, të cilët akuzohen se gjatë ditës së djeshme kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë mbajtur të bllokuar rrugën duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, shtetasit: H.H, 59 vjeç, banues në Patos; G.B, 56 vjeç, banues në Patos; B.J, 56 vjeç, banues në Patos; B.Xh, 56 vjeç, banues në Roskovec.