Protesta e opozitës / Kryeministria që tani e rrethuar me gardhe dhe policë(fotot)

510
Sigal

Një gardh i madh metalik ka rrethuar të gjithë kryeministrinë me rastin e protestës që do të zhvillohet sot para saj nga ora 18 30 deri në ora 2400. Po ashtu reporteri i Lapsi.al që i ra rreth e përqark godinës së qeverisë vërejti se hyrja përball Rognerit nga futet kryeministri me makinë është përforcuar me një derë të madhe të blinduar, Kjo do të thotë se tashmë selia e qëndrore e pushtetit e ka pezulluar funksionimin e saj dhe është barrikaduar në pritje të protestës.

Edhe rruga që përshkruan segmentin nga Televizioni deri tek ETC është bllokuar për makinat, njësoj si bulevardi përpara kryeministrisë ku policia ka instaluar kamera me rezolucion të lartë, për të filmuar çdo person qe ushtron dhunë.

Reth 1500 policisë të paisur me kundragazë dhe të përforcuar nga botet ujëhedhëse do te jenë të gatshëm që bashkë me zyrat e Ramës të mbrojnë edhe kuvendin e  Shqiperise, nisur nga precedentet e mëparshem, kur protestuesit i janë drejtuar edhe Parlamentit.

Lulzim Basha po bën përpjekjen  fundit për të thirrur sa më shumë pjesmarrës:  “Kjo betejë për jetë a vdekje nuk bëhet për pushtetin e Lulzim Bashës. E gjithë Shqipëria dhe Europa e di se ne jemi sot maxhoranca e re morale e politike e Shqipërisë” ka daklaruar ai para mitingut.