Protesta te Astiri bllokon akset kryesore çfarë po ndodh te Rruga e Kavajës dhe në Kombinat

498
Sigal

Kordoni i policisë që ka rrethuar komplet zonën e Unazës së Re ka bërë që qytetarët e Astirit, ata të cilët nuk kanë probleme me banesat të drejtohen në rrugën pas pallateve të tyre që të nxjerr në Kombinat.

Më pas ata lidhen me rrugën e “Kavajës”, për të vazhduar më pas me punët e tyre të përditshme, të cilat në një farë mënyre u ‘izoluan’ nga protesta e sotme.

Por edhe këto dy rrugë janë të dyndura në trafik, pasi ka shumë më tepër lëvizje se ditët e tjera, siç shihet edhe në foto.

Ndërkohë në spitalin e Traumës kanë mbërritur tre efektivë policie dhe katër banorë të kësaj zone që kanë mbetur të plagosur. Banorët janë lënduar pas përdorimit të gazit lotsjellës nga efektivët e ndërsa këta të fundit janë sulmuar me gurë nga qytetarët.

Mbi dhjetë persona janë shoqëruar, mes tyre edhe pedagogu Ervin Goci, i cili ka shkuar në mbështetje të banorëve.