Protesta/ Studentët e ngujuar përplasen me një grup që duan të bëjnë mësim te Filologjiku

433
Sigal

Studentët vijojnë të kenë përplasje midis njëri-tjetrit tek Fakulteti i Histori-Filologjisë, pasi ata që janë ngujuar nuk lejojnë që të futen nëpër klasa një grup studentësh të tjerë që duan të bëjnë mësim.

Studentët që protestojnë janë në pritje të një përgjigjeje nga ana e pedagogëve nëse i mbështesin ata apo jo.

Nga ana tjetër, kujtojmë se studentët e Juridikut, të cilët janë zhvendosur për ta vijuar procesin mësimor tek “Petro Nini”, kanë paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të mblidhen përpara Fakultetit të Drejtësisë për të kërkuar zhbllokimin e ambienteve të tij me çdo kusht.

Sipas tyre, kushtet në të cilat po studiojnë janë të papërshtatshme dhe kjo situatë nuk do të vazhdojë më.