Sigal

Prej rreth 1 ore e gjysë studentët kanë bllokur rrugën tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Ata thonë se janë të indinjuar nga tallja e kryeministrit por nëse ai vazhdon të mos i marrë parasysh, ata do të bllokojnë dhe arterie të tjera të Tiranës.

“Kryeministri po na tall”, u shpreh  njëri prej tyre.

Pvarësisht se ka mendime të ndryshme, ata mbeten unanimë sa i takon protestës, e cila sipas tyre do të vazhdojë me çdo kusht.

Nuk ka një qëndrim unanim se kur do largohen nga Zogu i Zi, disa prej tyre përmendën orën 17:00, por kjo nuk u saktësuua nga të tjerë, që treguan për gazetarin e ‘Fax Neës Sokol Dema se akoma nuk e kanë vendosur

“Do të protestojmë kudo. Do protestojmë tek Zogu i Zi, tek kryeministria dhe në akse keyesore, do e bllokojmë Tiranën”, u shpreh njëri nga studentët.

Ata kanë patur dhe një debat me një prej drejtuesve të mjeteve I cili u ka kërkuar t’i hapnin rrugën. Studentët rrëfyen se ata e mirëkuptojnë irritimin e qytetarëve por sipas tyre edhe këta të fundit duhet të mirëkuptojnë kauzën e tyre dhe ta mbështesin.