Protesta për ushqimet, AKU: Akuza të pabaza, duan të përhapin panik

550
Sigal

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas protestës së ditës së djeshme të shoqërisë civile për ushqimet e skaduara që sipas tyre janë në treg dhe konsumohen.
Në reagimin e AKU theksohet se ky institucion po përballet nga një valë akuzash, që kanë për qëllim të hapin panik.

Sipas AKU siguria ushqimore nuk ka qenë asnjëherë në nivele të tilla, ndërsa garanton konsumatorët se janë të garantuar për ushqimet që konsumojnë. Duke sjellë aksionin e fundit në periferi të Tiranës ku u sekuestruan dhjetëra tonë produkte ushqimore  AKU thekson se këto operacione në bashkëpunim  dhe me Policinë e Shtetit janë të shumta.


Aksioni i AKU gjatë 2014  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer gjithsej: 39.219 inspektime, kundrejt 25.025 inspektimeve te kryera në vitin 2013.
Janë vendosur në vitin 2014 gjithsej 353 gjoba me vlerë 18.690.000 lek, ndersa numri i masave administrative në total, si paralajmerime, pezullime aktiviteti, bllokime, sekuestrime, për vitin 2014 ka qenë, 3297. Po gjatë të njëjtit vit, AKU ka bllokuar gjithësej 10.4 ton produkte ushqimore.