Protesta për largimet nga puna në spitalet e Tepelenës dhe Memaliajt

571
Bluzat e bardha kanë protestuar sot para spitalit të Tepelenës ku me një urdhër të ministrisë së Shëndetësisë janë shkurtuar 57 infermierë dhe sanitarë.
Protesta është mbështetur dhe nga personeli i spitalit.
Urdhri I Ministrisë së Shëndetësisë u ka mbërritur atyre 8 ditë më parë dhe ata thonë se ky vendim nuk është shoqëruar me arsyen e këtyre shkurtimeve.
Të larguarit nga puna thonë se kanë kërkuar të kontaktojnë me drejtoreshën e spitalit Edjona Braha për të mësuar më shumë në lidhje me këtë urdhër por ajo ka 8 ditë që nuk paraqitet në punë.
Edhe nga spitali Memaliaj janë larguar nga puna 25 infermierë.
Disa prej të larguarve nga puna pretendojnë se në vend të tyre janë vendosur infermierë dhe sanitarë jo në nivelin e kualifimit që kanë ata.
Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestës të hënën e ardhshme.
Sigal