Protesta në Roskovec/ Qytetarët përplasen me policinë

551
Sigal

Kryeministri Rama pritet me protesta të shumta ditën e sotme në Fier. Në hyrje të qytetit të Roskovecit janë mbledhur qytetarë të cilët protestojnë nën fjalët “Rama ik”.  Mësohet se kanë pasur një përplasje me forcat e Policisë.

Ndërkoh sipas PD kryeministri Rama ka ndërruar rrugën.

“Edi Rama nuk shkoi dot në Roskovec sot, pasi qytetarët i bllokuan hyrjen në qytet. Protesta po vazhdon në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqiperine si gjithë Europa”. Për shkak te bllokimit të rrugës, Rama ka ndryshuar oraret në axhendën dhe lëvizjet në qarkun e Fierit.”-shprehet PD.

Në mbështetje të tyre janë të pranishëm edhe ish-deputetët, Enkelejd Alibeaj dhe Kejdi Mehmeti.

Sipas Alibeajt, qytetarët i janë përgjigjur në këtë menyrë aksioneve të Qeverisë, duke u ndalur edhe tek prishjet e fundit që kanë ndodhur në Roskovec në kuadër të rikonstruksionit të qendrës së qytetit.