Sigal

Kryeminsitri Edi Rama i pranishëm sot në Universitetin Politeknik në një takim me studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, u tha se do t’i dërgojë në Postribë të Shkodrës, ku në një familje të varfër fëmijët janë me mesatare 10, ndërsa ata me ironi i kërkuan që ta bëjë minister të arsimit.

Teksa një student i tha se në fakultetin e tij është shumë e vështirë që të mbahet një mesatare e mirë, Rama u tha se kushtet ekonomike nuk janë justifikim për një mesatare të ulët duke iu referuar rastit të familjes në Postribë.

Rama: Do të coj në Porstribë të Shkodrës te një familje që fëmijët mësojnë në cadër. Mesataren e kanë 10.00

Studentët: Bëje ministre të arsimit