Protesta në Laknas, policia përplaset me banorët, një grua humb ndjenjat

128

Banorët përplasen me policinë në Laknas. Një grua humb ndjenjat, fëmijët shpërthejnë në të qara.

‘Ne jemi në vendin tonë, kemi mbrojtur pyllin për 50 vite. Ne po na mbytin, do na bëjnë stallë derrash. Ne shkuam te bashkia na dhanë një muaj afat. Këtu na vijnë këta këlyshë këtu dhe do përfundojmë edhe në spitale’, u shpreh një banore.

Banorët shprehen se sa i përket thertores, kjo qeveri ka miratuar një ligj që nuk mund të ndërtohet një thertore pranë zonave të banuara, aq më keq akoma, 20 metra larg shtëpive.

Në kushtet që vetëm zona Laknas, Bërxull, Valias ka 3 thertore të mëdha, përse u dashka një tjetër po në atë zonë, kur dimë se aktualet nuk punojnë me kapacitete të plota.

Nuk kemi asgjë me biznesin që ka mare përsipër këtë gjë, madje nuk i njohim, por e kemi me këtë pushtet qe pa bere asnjë dëgjese publike me qytetaret dhe pa miratimin e tyre, kërkon t’iu grabisë pyllin këtyre banorëve.