Protesta në Durrës, surpriza që vjen nga qielli

570
Sigal

Një parashutë me mesazhin “Rama ik” dhe piloti i mjetit që fluturoi mbi kokat e protestuesve.

Kjo ishte e veçanta e protestës që po zhvillohet te “Plepat” në Durrës.

Kjo është protesta e dytë në formën e mosbindjes civile e thirrur nga opozita, e cila një javë më parë bllokoi për 60 minuta 5 akse kryesore të vendit. Opozita e bashkuar kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Protestat që po zhvillohen në 12 qarqe të vendit, parashikohen të mbyllen në orën 20:00.