Protesta në Dropull/ Banorët ankohen për transportin publik: Do bllokojmë rrugën kryesore

630
Sigal

Banorët e fshatrave malorë të Dropullit të Sipërm janë bashkuar në qendër të fshatit Vrisera për të adresuar shqetësimin e tyre në lidhje me transportin publik.

Ata shprehen se linja e re e liçensuar disa muaj më parë nuk i përshkon këto fshatra, duke detyruar banorët, kryesisht të moshuar të udhëtojnë me taksi ose me këmbë për më shumë se 15 km deri në Jorgucat, që është edhe stacioni i fundit i linjës Gjirokastër – Dropull.

Banorët shprehen se nëse situata nuk ndryshon brenda 15 ditëve ata do të bllokojnë rrugën nacionale në hyrje të Pikës Kufitare të Kakavijës.