Protesta kundër importimit të mbetjeve, 494 forca policie në terren

481
Sigal

Gazeta
Telegraf/

494 forca policie do të angazhohen sot në terren për të
garantuar mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga Aleanca Kundër Importit të
mbetjeve.

 Burime nga policia
e Tiranës bënë me dije se janë marrë të gjitha masat për garantimin e rendit
dhe sigurisë.

Gjithashtu, është marrë edhe leje për
protestën, e cila do të nis rreth ora 11.00-14.00.

Protesta do të nis në formën e marshimit nga Parku Rinia,
krahu i Monumentit të Pavarësisë, për të mbërritur më pas përpara
Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për mbarëvajtjen sa me mirë e pa incidente të marshimit –
protestë është hartuar Plani i Masave me detyra konkrete për Sektorët në DVP
Tiranë dhe Komisariatet e Policisë vartëse, duke marrë të gjitha masat për të
garantuar zhvillimin normal.


Forcat policore të angazhuara sot janë pjesë e
Komisariateve të Policisë Nr. 1,2,3,4,5,6, Sektorin e Forcës se Posaçme
Shqiponja, Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, dhe forcave të vena
në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Po ashtu, do të ketë bllokim të
përkohshëm të trafikut në Bulevard ku do të ndalohen edhe parkimet.

Mësohet se Komisariati nr.1 do të marrë në ruajtje
Kryeministrinë, ndërsa godina do të ruhet nga një kordon policor prej 40
vetash, mes tyre edhe femra.

Jo vetëm Kryeministria, por edhe institucione të tjera të
rëndësishme shtetërore do të jenë në vëzhgim, me qellim parandalimin e
ngjarjeve kriminale pranë tyre.