Protesta, kallëzohen penalisht policia dhe prokuroria e Kukësit, Basha: Rama po ushtron terror

104
Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi lirimin e personave të arrestuar pas protestës së djeshme në rrugën e Kombit.
Basha u shpreh se Rama dhe policia e tij lënë të lirë trafkantët e drogës, por arrestojnë qutetarët e pafajshëm.
“Policia nuk arrestoi Arbër Çekajn, personi i cili trafikoi 613 kg drogë nga Kolumbia, por e njëjta polici bën terror në shtëpitë e kuksianëve
Me urdhër të Edi Ramës kjo polici u hodh në sulm politik ndaj njerëzve të pambrojtur
Arrestimet e kryera në mesnatë kanë vetëm një qëllim nënshtrimin e banorëve të Kuëksit dhe jo vetëm, për të mos ngritur krye mbi bandat plaçkitëse të shtetit”, tha Basha
Për arrestimin e 23 qytetarëve këshilli bashkiak në Kukës ka kallëzuar penalisht policinë dhe prokurorinë e Kuëksit.
“Kërkojmë lirimin e menjëhershëm pa asnjë kusht të protestuesve. I bëj thirrje prokurores së Përgjithshme të ndalë të vepruarit si hetuese politike e Edi Ramës.
Dua tu them qytetarëve të Kukësit që të mos tremben dhe të mos tëhiqen nga të drejtat e tyre.
Luftoni për jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj, e drejta është në anën tuaj”, u shpreh Basha