Sigal

Televizioni gjerman ‘ZDF’, ka pasqyruar në edicionin e lajmeve të orës 19:00 mbrëmjen e sotme protestën studentore në Shqipëri.

Në raportimin e bërë nga ‘ZDF’, thuhet se studentët kërkojnë kushte më të mira, dhe në mbështetje të tyre është i gjithë populli shqiptar.

“Protestuesit kërkojnë kushte më të mira dhe kanë popullin me vete”, ky ishte titulli i lajmit në ‘ZDF’ sa i përket protestës studentore.

Kujtojmë që protesta studentore bëri  bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare edhe gjatë vitit që sapo lamë pas.