Sigal

Zgjerohet protesta e studentëve, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar mësimin dhe vijojnë të ngujuar në fakultetet përkatëse. Mbrëmjen e sotme, ngujimit i janë bashkuar edhe studentët e fakultetit të Mjekësisë.

Me maska dhe uniformat e bardha, studentët e Mjekësisë bashkohen me studentët e Ekonomikut, Inxhinierisë, Juridikut dhe Arkitekturës të cilët vijojnë ngujimin prej 4 ditësh në fakultetet përkatëse.

Pas mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme, studentët e Fakultetit Ekonomik dolën me vendimin për të vijuar bojkotin dhe ngujimin edhe në ditët në vijim deri në plotësimin e kërkesave të tyre.