Sigal

Akademiku Artan Fuga tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se mënyra se si po kërkohet të zgjidhet kriza universitare, më shumë se sa në zgjidhje do të çojë në thellim të saj. Në një lidhje të drejtpërdrejt nga Parisi, Fuga u shpreh se pedagogët do të vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre në lidhje me mënyrën se si po menaxhohet kjo situatë, duke ju referuar VKM-ve të miratuara së fundi.

“Një pjesë e këtyre VKM-ve nuk janë të mbështetura në ligj. Duhet pranuar që Ligji për Arsimin e Lartë është difektoz, duhet riparë dhe duhet ribërë. Të gjitha këto vkm tregojnë se duhen prodhuar disa norma nënligjore, që në fakt e devijojnë apo e modifikojnë ligjin. Disa nga këto VKM bien në kundërshtim me ligjin në fuqi për arsimin e lartë dhe ka VKM që cënojnë rëndë autonominë universitare dhe atë liri të kërkimit shkencor dhe mësimdhënies”, – tha Fuga .

Profesor Fuga I mbetet idesë se problemi kryesor mbetet Ligji I Arsimit të Lartë, I cili duhet adresuar në mënyrë gjithëpërfshirëse. “Duhet pranuar hapur dhe me ndërgjegje, në mënyrë të sinqertë.

Duhet krijuar një dialog I vërtet, jashtë kushteve të tensionit, ku të marrin pjesë të gjithë aktorët. Jam për një kongres mbarëkombëtar. Me ligje të arnuara nuk mund të ketë zgjidhje”- tha profesor Fuga në Përballë, ndërsa u shpreh kundër edhe sa I përket kontrollit të plagjaturave në doktoratura.

“Akademia e Shkencave nuk mund t’i jap vetes të drejtën të kontrolloj doktoraturat. Në këtë mënyrë krijohen hierarkira pa bazë. Nuk ka asnjë vend që të ketë model. Kjo vettëm do të rëndoj situatën dhe do të prodhojë kriza më të mëdha në të ardhmen”.