Protesta e Prrenjasit – Punonjësit e minierës së Katjelit kërkojnë statusin e minatorit

643
Dhjetëra minatorë dikur të punësuar në minierën e kromit në Përrenjas kanë protestuar për statusin e minatorit. Punonjësit, sot të papunë dhe të sëmurë nga sëmundje profesionale, kërkojnë të përfitojnë statusin që ul moshën e pensionit, dhe rrit shumë e përfitimit. Ata thonë se qeveria ua ka premtuar prej dy vitesh, por ende nuk ka konkretizuar gjë.

Rreth 200 punonjës të ish-minierës së kromit në Prrenjas, kanë protestuar në qendrën e qytetin duke kërkuar statusin e minatorit.

Ata kërkojnë uljen e moshës së daljes në pension dhe rritjen e pagës, për të cilat thonë se qeveria ua ka premtuar rreth dy vjet më parë.

Minatorët thonë se të gjithë janë të sëmurë me sëmundje të rënda profesionale, për shkak të prezencës së lartë të fenolit në gjak.

“Ne do të përfitojmë të gjithë dhe nuk mbetemi në mëshirë, fjala e zotit Kryeministër që na e dha para katër vjetësh dhe Askariqin në Pogradec”.

“Kërkojmë statusin e minatorit, nuk diskutojmë pse merr ky më shumë apo pse merr ky më pak. Ne duam statusin e minatorit, mos na detyroni që pas kësaj proteste të përshkallëzojmë protesta të tjera”.

Miniera e Katjelit, është më e madhja në Prrenjas ku minatorët kanë qenë për vite me radhë të punësuar.

Ata i bënë thirrje dhe kolegëve të tyre në rrethe të tjera të vendit, të solidarizohen për një protestë më të madhe në Tiranë. 
Sigal