Protesta e opozitës, vjen reagimi i Ambasadës së SHBA

574
Sigal

Ambasada e SHBA-së, ka reaguar lidhur me protestën e opozitës. Në deklaratën e publikuar nga ambasada, dënohet dhuna e protestuesve dhe bëhet thirrje që të gjitha palët të tregojnë vetëpërmbajtje.

Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje“, thuhet në deklratën e ambasadës.