Protesta e opozitës/ Nisin përplasjet e para me Policinë, katër persona shoqërohen në Komisariat

491
Sigal

Me mijëra qytetarë, simpatizantë të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit për t’iu bashkuar protestës së opozitës para godinës së Kryeministrisë, që pritet të nisë në orën 18:30. Me dhjetra autobuzë dhe automjete po vijnë drejt Tiranës nga qyteti i Beratit, i Vlorës, i Lëzhës, i Kukësit dhe i Shkodrës.

Sipas informacionit të komunikuar nga kreu i PD-së për qarkun e Vlorës, Genc Deromemajt, rreth 2000 përkrahës të opozitës, ku përfshihen edhe qytetarët e Selenicës dhe të Himarës, do të mbërrijnë në kryeytet për të protestuar për largimin e kryeministrit Edi Rama, për krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, nuk kanë munguar përplasjet me forcat policore, pasi mësohet se 4 protestues nga qyteti i Beratit, Rudjan Sula, Klajdi Sula, Muhamet Bisha dhe Xhesjan Xhelo, janë shoqëruar për motive ende të paditura drejt Komisariatit.