Protesta e opozitës/ Goditen fizikisht përfaqësuesit e PD

627
Përfaqësuesit e PD-së janë goditur nga policia gjatë ditës së sotme në protestën e opozitës kundër betonizimit të liqenit. Mësohet se gjatë protestës janë goditur deputetët Ridvan Bode, Edi Paloka dhe kreu i këshilltarëve demokrat në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli. Ky i fundit ka thënës se është goditur në këmbë. “Jam goditur në këmbë por nuk e di se me cfarë më qëlluan”, ka sqaruar Olli. Protesta e opozitës nisi sot në orën 11:00 kundër betonizimit të liqenit. Protestuesit u përplasën me policinë, ndërsa kjo e fundit ushtroi dhunë ndaj protestuesve dhe ndaj përfaqësuesve të PD-së.
Sigal