Protesta e madhe e opozitës, qindra qytetarë nisen nga Berati drejt Tiranës

617
Sigal

Opozita do të organizojë mbrëmjen e sotme protestës e saj të madhe kundër kryeministrit Rama.

Mijëra demokratë nga gjithë shqipëria janë nisur ndërkohë në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën e mbrëmjes.

Kështu bëhet e ditur se dega e PD në Berat u ka vënë protestuesve në dispozicion disa autobusëtë cilët po nisen drejt Tiranës. Nisja e protestuesve u organizua jashtë mjediseve të selisë blu në këtë qytet.

Dega e PD-së Berat prej ditësh organizoi punën me takime në grup-seksione në të gjitha nivelet, me qëllim organizimin e punës, në mënyrë që protesta të kishte pjesëmarrje sa më të lartë. Pranë mjediseve të PD-së u vu re edhe prezenca e shumë mjeteve të vogla private, të cilat po nisen me protestues të opozitës drejt Tiranës.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike të Beratit Gazmend Azizi, numri i protestuesve demokratë beratas që do t’i bashkohen protestës në Tiranë është rreth 900, ndërkohë që burime nga Selia e LSI-së konfirmojnë se, rreth 400 protestues janë nisur drejt Tiranës me mjete të vogla private. Organizime mësohet se ka pasur me mjete të vogla dhe mikrobusë edhe nga Bashkia Urë Vajgurore.