Protesta e furgonëve 8+1, bllokohet aksi me Tiranën

573
Sigal

TIRANË- Në ditën e 12-të, protesta e drejtuesve të furgonëve me targa të verdha të linjës ndër qytetare ka vazhduar në Elbasan, Fier e Korçë. Në Elbasan drejtuesit e furgonëve kanë përshkallëzuar protestën duke bllokuar korsin që të çon për në Tiranë në aksin Elbasan-Tiranë.

Mbi 15 shoferë janë ulur këmbëkryq në rruge dhe nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve. Ata protestojnë kundër informalitetit si dhe urdhrit për të mos lejuar kthimin me pasagjerë të tyre. Në Fier shoferet e furgonëve me targa te verdha ndaluan vetë furgonët më targa të bardha. Ndërkohë që edhe vetë policia ndaloi 7 furgonë më targa të bardha dhe duke i hequr patentën. Në Korçë prej orëve të para të mëngjesit protestuesit kanë bllokuar stacionin e qëndrimit ndërsa vijojnë të kërkojnë me këmbëngulje plotësimin e kërkesave të tyre. Pasi kjo është e vetmja e ardhur për familjet e tyre. Ata kanë pohuar se vendimi i ministrive për vajtjen me pasagjer dhe kthimin bosh e kanë cilësuar diskriminin ndaj tyre.