Sigal

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës ka shprehur mbështetjen  për kërkesat e studentëve pas një mbledhjeje të zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Mes tjerash në një deklaratë thuhet se do të adresohet të gjitha problematikat që hasin studentët dhe e gjitha kjo do të adresohet në një kohë shumë të shpejtë në institucionet ligjzbatuese.

“Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, duke përcjellë me shqetësim e përgjegjësi  zhvillimet e fundit në lidhje me protestën e studentëve të universiteteve publike, në mbledhjen e jashtëzakonshme të tij të datës 18.12.2018, shprehet njëzëri në mbështetje të  shqetësimeve të drejta të studentëve dhe zgjidhjes sa më të shpejtë institucionale të tyre.

Njësitë bazë të  Fakultetit shprehën gatishmërinë për  analizimin dhe evidentimin e hollësishëm të problematikave me të cilat përballet institucioni ynë si pjesë e arsimit të lartë publik dhe adresimin e tyre në një kohë sa më të shkurtër  drejt institucioneve ligjvëvëse dhe ligjzbatuese.

Për problematikat që lidhen me cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe administrimit financiar FSHN ndjen përgjegjësi të plotë për ngritjen dhe vënien në eficiencë të mekanizmave rregullatorë, transparentë dhe të monitoruar përmes  një bashkëpunimi  të ngushtë me stafin akademik dhe studentët”, thuhet në deklaratë.