Prostituta në rrugën dalëse të qytetit të Durrësit

7387
Sigal

Shoferët e furgonave numërojnë pesë të tilla. Policia nis ndalimin e tyre vetëm kur fillon sezoni turistik

Ka disa kohë që në rrugën dalëse të qytetit të Durrësit janë shfaqur prostitutat. Zakonisht ato fillojnë “sfilatën” e tyre të promovimit para shoferëve që udhëtojnë me mjete në krahun e rrugës paralel me stacionin hekurudhor të qytetit në sensin e drejtimit të rrugës Durrës-Tiranë. Ato shihen me shikim të lirë anash kësaj rruge dhe ndonëse janë të përqendruara në trotuare që të duken si pasagjere në pritje të furgonave të linjave kryesisht të Tiranës, kur shoferët ndalojnë për t’i pritur që të shkojnë, është fjala për shoferët e furgonave, ato bëjnë sikur nuk e vënë re ose tregojnë me shenja se nuk presin mjete të asaj linje. Po ndryshe ndodh kur kalojnë mjete të vogla. Ato frenojnë dhe “pasagjerët” drejtohen drejt tyre pa pyetur se për ku udhëtojnë.

Rastet

Një shofer furgoni gjatë rrugëtimit drejt Tiranës, pasi ka frenuar për të pritur për një pasagjere të tillë, thotë se kjo qenka një “e re” pasi nuk e njoha, sepse disa ditë me parë këtu qëndronte një tjetër. Ai thotë se zakonisht janë rreth 5 të tilla, të cilat rrinë në pritje të klientëve, disa prej të cilave janë rome, por të lyera e të trukuara së tepërmi. Sipas shoferit, vajza ose edhe gra të tilla kanë rreth 5 -6 muaj që janë shfaqur në këtë aks rrugor, ose kjo është një periudhe që përkon me fillimin e sezonit të plazhit. Dhe disa nga prostitutat që kanë pasur aktivitet në atë zonë e kanë transferuar sektorin e veprimtarisë së tyre në këtë zonë të mbingarkuar me udhëtarë dhe mjete. Shoferi thotë se ata shfaqen që nga Stacioni i trenit, me pas në një kryqëzim, ku ndërthuren aksi kryesor i autostradës me rrugën që vjen nga unaza e vjetër e Durrësit mes lagjeve të periferisë së dikurshme të qytetit dhe periferisë së zonës së ish-kënetës. Stacioni tjetër është përballë disa lokaleve në drejtim të mbikalimit të Urës së Dajlanit i pasuar nga një vend qëndrim më me shumicë nën zonën e urës si dhe me pas në kthesat e rrugës deri në zonën përkarshi ish- Nish Tullës lagja 14 e qytetit. Madje një nga linjat dalëse, shpjegonin shoferi furgonash, ka qëndruar disa dite një grua e shoqëruar me fëmijë të vogël që dukej se priste furgon ose autobus për të udhëtuar drejt Tiranës apo Fushë-Krujës, ndërsa realisht ajo ishte në pritje të klientelës, pasi furgonët e pambushur me pasagjerë ndalonin shpesh, ndërsa ajo kthente kurrizin dhe fliste në telefon deri sa shoferët e nervozuar të niseshin. Ata kishin vënë re se edhe celulari i saj ishte mjaft i shtrenjtë, tip “Galaxy” dhe se me furgona nuk kishte udhëtuar asnjëherë. Shpesh sipas udhëtareve, ata hipnin në mjetet e ndryshme dhe gjatë rrugës ndalonin në motele të ndryshme. Por kanë filluar që të kryejnë aktet seksuale edhe në mjete brenda. Rëndom, sipas bisedës rreth kësaj teme në furgona ka mjete të parkuara në xhepat e autostradës, ose edhe në rrugët e tjera në thellësi. Dhe me pas i kthejnë në vendin nga ku i morën. Në pritje të klientit të radhës. Por policia nis ndalimin e tyre vetëm gjatë kohës kur fillon sezoni turistik dhe në asnjë rast nuk kryen vëzhgime, nëse këto femra punojnë vetëm apo me tutorë. Në zonat e plazhit në afërsi të vendit, ku bëhet fjalë për shfaqjen e prostitutave, ka pasur shumë raste që janë arrestuar disa tutorë, për ushtrim prostitucioni, madje edhe kliente në hotele si dhe në mjetet e tyre, pasi me këto të fundit kursejnë edhe shpenzimet. Po e veçanta është se në këtë aks ka raste të shfaqjes edhe të prostitutave të reja në moshë thuajse minorene. Për një nga këto flitet se banon në lagjen e Çezmës së Ferrës. Ajo është e re dhe rri e veshur zakonisht  me minifund si dhe me një palë geta të zeza me rrjetë. Qëndron në pritje të klientelës në afërsi të rreth rrotullimit të mbikalimit të “Urës së Dajlani”.