Prostituta moldave dhe shpërndarje droge, kush është shqiptari i arrestuar në Itali

1107
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali pasi akuzohet se është pjesë e një bande të organizuar prostitucioni.
Karabinierët e Kremonezes thanë se vunë në pranga 6 shtetas në Trento dhe Lavis dhe mes tyre ka qenë edhe 34-vjeçari shqiptar.
Ai është identifikuar si Eduart Abdushi, i lindur në vitin 1983 i cili jeton në qytezën e Banjolos.
Dy akuzat që rëndojnë mbi të janë shpërndarje droge dhe shfrytëzim prostitucioni si tutor.
Aktualisht Abdushi ndodhet në burgun e Kremones dhe ndaj tij dhe të tjerëve pritet që të nisë shumë shpejt procesi gjyqësor.
Së bashku me Emilian Nicolai Resmerita, 32 vjeç, shqiptari kishte prostituuar disa vajza të reja nga Europa Lindore dhe veçanërisht nga Moldavia.
Ata merreshin për çmimet e shërbimeve dhe u ofronin vajzave rroba, ushqim dhe prezervativë së bashku me vendin ku ato do të kryenin aktivitetin seksual me klientët e tyre.


Sigal