Prostitucion në mes të qytetit, kapen dy tutoret që shfytëzonin vajza për para

610
DURRËS – Dy gra janë vënë në pranga nën akuzën e “Shfrytëzim prostitucionit” nga policia e Durrësit.
57-vjeçarja S.S dhe 49 vjeçarja T.T, të dyja banuese në Durrës, u arrestuan si pjesë e finalizimit të një operacioni ditën e djeshme pas një pune hetimore 2-mujore.
Të dyja gratë janë kapur në ambientin ku ushtronin prostitucion brenda qytetit të Durrësit.
Policia bën me dije gjithashtu se është dokumentuar se shtetaset e mësipërme kanë ushtruar prostitucion dhe kanë shfrytëzuar edhe femra të tjera për prostitucion kundrejt një pagese të caktuar.
Në ngarkim të shtetaseve të mësipërme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të tutores S.S. dhe “Prostitucion” në ngarkim të shtetases T.T..
Sigal