Promovohet libri për 70 gratë e para në FA, Kodheli: Mesazh për ne sot

604
Sigal

TIRANE – Ministria e Mbrojtjes ka promovuar ditën e sotme librin “Pesha dhe bukuria e uniformës” i autores Lida Gazhdani, i cili u kushtohet 70 grave të para në Forcat e Armatosura. Të pranishme në këtë promovim ishin Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ajo e Kulturës Mirela Kumbaro si dhe Gjenerali i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo.

Në fjalën e saj Kodheli theksoi rëndësinë e një libri të tillë, jo vetëm për faktin se vjen në muajin e festave kombëtare, por siç u shpreh ministrja edhe se shkon prapa në histori duke treguar transformimin e FA.

Kodheli nënvizoi se për gratë në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë të ishin e pjesë e Forcave të Armatosura, çka sipas ministres përbën një mesazh të qartë për shoqërinë e sotme.

Sipas Kodhelit, Shqipëria sot ka një numër të konsiderueshëm të grave që janë pjesë e FA, ndërsa shtoi se puna për krijimin e hapësirave të tilla në shoqëri duhet të jetë e pandalshme. Në këtë kuadër, Ministrja e Mbrojtjes, shprehu gadishmërinë për të mbështetur nisma të tilla në vendin tonë.

“Unë dua të them se jam shumë e lumtur që ndodhem në ceremoni promovimi të këtij libri. Siç e keni vënë re ky muaj vijon të mbetet i mbushur me aktivitete për festat e nëntorit. Aktiviteti i sotëm zë një vend të veçantë, jo vetëm se mbahet në këtë muaj, por se shkon prapa në histori duke treguar transformimin e FA. Një transformim i veccantë i një ndjesie unike të vajzave dhe grave që iu bashkuan FA. Femrat shqiptare nuk e kanë pasur aspak të lehtë prandaj pasqyrimi i botës së asaj kohe është një mesazh i qartë për shoqërinë e sotme. Vendi ynë ka një përqindje të konsiderueshme të grave në Forcat e Armatosura. Puna jonë duhet të jetë e pandalshme në krijimin e mundësive. Të vetëdijshëm për rolin e këtij libri do të mbetet me një rëndësi të veçantë për të gjithë ne. Unë si ministre do të jem gjithmonë e hapur të mbështes nisma të tilla.” theksoi Ministrja Kodheli

kodheli

Kumbaro: Libri i guximshëm sa një operacion ushtarak
Nga ana tjetër, në fjalën e saj, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cilësoi librin “Pesha dhe bukuria e uniformës”, si një vepër të guximshme aq sa edhe një operacion ushtarak, ku gjithsecili mund të gjejë veten.

“Dua të falënderoj Ministren e Mbrojtjes dhe për botën ushtarake është një fakt që të ketë një ministre që shoqëron elementin ushtarak me atë kulturor. Elementi i dytë është fakti që jemi këtu për një libër që është një produkt i guximshëm dhe i rëndësishëm. Ju siguroj se është një libër po aq i guximshëm aq sa një operacion ushtarak. Është një libër me persona të gjallë ku gjithkush mund të gjejë veten e vetë.” u shpreh Kumbaro

Libri “Pesha dhe bukuria e uniformës” i autores Lida Gazhdani vjen në kuadrin e 70 vjetorit të çlirimit të atdheut dhe i kushtohet 70 femrave të para, që ishin pjesë e Forcave të Armatosura. 

kodheli

kodheli