Promovohet ‘Beretta’, arma e re pistoletë

696
Nën përkujdesjen e Ambasadës së Italisë në Shqipëri, në repartin ushtarak në Zall-Her të Tiranës, u bë promovimi i armës së re tip ‘Beretta’, paisje luftarake që ka filluar të jetë në kompletet e ushtrive, forcave speciale e policisë së vendeve anëtare të BE. Në këtë aktivitet, përveç palës italiane që ishte dhe organizatore e promovimit, ishin dhe zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, drejtues të Policisë së Shtetit, të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, të Gardës së Republikës, të Forcave Speciale, të Drejtorisqë së Përgjithshme të Burgjeve, etj… Gjithashtu, ishin dhe drejtues të kompanisë së Sigurisë ‘Pelikan’ që ka ekskluzivitetin e ‘Berettës’ në Shqipëri. Pas fjalës së ambasadorit mik dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, u bë njohja dhe demonstrimi në praktikë i tipit të ri të pistoletës ‘Beretta’. Kështu, me armën e re u bë dhe qitje praktike, ku u reflektuan parametra optimalë teknik dhe saktësi në qitje. Po ashtu, qitje u bënë dhe me armët e tjera. Sipas Vesel Beqiraj, administratorit të ‘Pelikan’, ‘Beretta APX, është prodhuar në prill-2015 dhe do të jetë pajisje për forcat speciale në ushtri dhe në polici’. ‘Ne, si subjekt që kemi ekskluzivitetin e kësaj arme, po punojmë që brenda një kohe të shkurtër, ajo të jetë në duar të përdoruesve në polici, ushtri e reparte të tjera speciale. Kjo armë, me dinjezimin e saj po merr një masë të gjërë kërkesash nga shumë vende të NATO-s pwr furnizim tw forcave. Pra, është një armë speciale e prodhuesve të njohur italian që shpejt do jetë dhe tek ne’ -pohon për ‘Telegraf’ administratori Demiri.
BETETTA
Arma e re APX ‘Bereça’ përdoret në 3 kalibra municioni, 9×19 mm; 9 x21 mm; 40 S&Ë. Kjo pisteletë po zotëron tregun më të madh në vendet anëatre të NATO-s. Së shpejti do të jetë dhe në Shqipëri në ushtri e polici. Ajo është e sofistikuar, e manovrueshme dhe me saktësi në qitje. ‘Berereta-Hollding’ ka në grup firmat më të medha të prodhimit te armëve ushtarako-policore si ‘Bereta’, ‘Benelli’, ‘Franchi’ ‘Stainer’, ‘Laser-Devias’,’SAKO’, ‘Burris’, ‘Bereta-Amerikë’, ‘Stoger’, ‘Fiocchi’ etj…
Sigal