Prokuroria zyrtarizon akuzat ndaj Becchetit: Skema mashtruese dhe pastrim parash

569
Prokuroria ka zbardhur ditën e sotme dosjen me akuzat për biznesmenin italian, Francesco Becchetti, si edhe për disa nga punonjësit e firmave të tij në Shqipëri.
Becchetti vetë akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën si edhe për krijimin e skemave mashtruese me qëllim përfitimin e paligjshëm të parave.
Gjithashtu, Becchetti akuzohet edhe për pastrim parash, së bashku me një nga ortakët e tij, De Renzi.
Mbi Mauro De Renzis rëndon një tjetër akuzë për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, për mospagim taksash, si dhe për kontrabandë shkak detyrimet doganore.
Ndërkaq, Liliana Condomini akuzohet për pastrim parash. Ndërsa për Stavri Pecin dhe Elona Troplini rëndon akuza për falsifikim dokumentesh.
Sigal