Prokuroria zgjeron hetimet për drejtorët e shkollave të mesme

504
Në Elbasan 10 kryetarëkomunash por edhe bashkish të nivelit të dytë, kanë qenë ‘klientët” dhe blerësit e rregullt të dëftesave dhe diplomave, që nuk dihet se si kanë arritur të firmosen dhe vulosen nga titullarët e institucioneve. Por pavarësisht proceseve hetimore, dhe skandaleve ka mjaft nga ata që akuzohen si drejtues apo ish-drejtues shkollash, pedagogë apo edhe dekanë, që sot vazhdojnë qetë-qetë punën e tyre sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Veç thirrjes në seanca hetimore, ata thjesht po mbahen nën përgjim, por ama duke mos u shkëputur asnjë ditë nga vendi i punës, ku më e pakta do të ishte largimi i menjëhershëm deri në përfundim të procesit nga organet e drejtësisë. Prokuroria e Elbasanit mendon se brenda marsit do të ketë gati dosjen dhe do ta kalojë atë për gjykim, por kërkon bashkëpunimin edhe nga institucionet e tjera të shtetit, për të verifikuar dosjet personale të çdo kryetari komune apo bashkie të dyshuar se ka bashkëpunuar me rrjetin e korrupsionit në shkollat e mesme dhe fakultete
Sigal