Prokuroria verifikon kontratat e qerasë për votuesit fiktivë në Vorë e Durrës, shumica emigrantë

480
Prokuroria e Tiranës nis hetimet mbi verifikimin e kontratave të qerase për 60 familje në bashkinë e Vorës. Një ditë pas rregjistrimit të çështjes, në administrim janë marrë provat e para.
Nga 600 emra të denoncuar si te rregjistruar fiktiv në bashkinë Vorë, prokurorët kanë mundur të mësojne se për një pjesë të madhe, bëhet fjalë për emigrantë.
Por hetimi i rasteve të denoncuara, do të kërkojë kohë. Prokurorët thanë se do të verifikojnë në terren nëse në banesat e dhëna me qera, jetojnë apo jo familje.
Një tjetër çështje që pritet të zbardhet është edhe fakti nëse një kontratë qeraje është dhënë më shumë se 2 herë në emër të një familje.
Pretendimet e denoncuara për rregjistrim fiktiv të banorëve ne bashkinë Vore dhe Durres, me qellim shumimin e votës në zgjedhjet lokale, do të hetohen jo vetëm për faktin e manipulimit të votës, por edhe pergjegjësinë e institucioneve.
Prokurorët kanë rregjistruar edhe deshmitë e para. Janë marrë në pyetje një pjesë e mirë e personave që figurojne në listën e banorëve të rregjistruar si banorë në zonën e Plazhit në Durrës. Shumica e tyre janë emigrantë.
Në pyetje janë marrë gjithashtu, noterja dhe Drejtori i Ndërmarjes Komunale Plazh, Alfred Dhuli, të cilët kanë nënshkruar dhe çertifikuar kontratat e qerasë për 2800 banorë.
Në sekuestrim është vënë edhe lista me emrat e personave të regjistruar si banorë të rinj.
Lista është deleguar edhe në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë se Shtetit.
Nëpërmjet sistemit TIMS ata do të verifikojnë, nëse këto familje kanë qenë në territorin shqiptar në kohën kur janë lidhur kontarat e qerasë.
Sigal