Prokuroria sekuestron ish-Vollgën në Durrës

770
Prokuroria e Durrësit, me lejen e gjykatës, ka vendosur sekuestro preventive ndaj objektit ish-Vollga në Durrës, nën dyshimin se është përfituar me kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Shpërdorimit të detyrës” e “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, të nisura në bazë të kallëzimit të shtetasit Z.H., janë krijuar dyshime të arsyeshme për paligjshmëri në veprimet e kryera mbi ndryshimet e pronësisë. “Prokuroria e Durrësit konstaton se janë kryer një seri veprimesh të dyshimta për tjetërsimin e pronës në favor të shtetasve të ndryshëm”, thuhet në deklaratën e prokurorisë. Sipas Prokurorisë së Durrësit, këto veprime të dyshuara antiligjore, shtrihen në zyrën hipotekore, zyrat noteriale, por edhe në Gjykatën e Durrësit, e cila ka marrë vendim në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me këtë objekt.
Sigal