Sigal

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 1.2 milionë euro në një bankë të nivelit të dytë, pasi kishte dyshime se paratë do të përdoreshin për aktivitet kriminal.

Prokuroria sekuestroi sasinë e eurove që ishin në llogarinë e shtetasit A. H.

Sipas organit të akuzës, transaksionet bankare ishin bërë mbi kontrata të dyshimta, të cilat nuk përputhen me të dhënat e shoqërisë.

Sekuestro  është vendosur në kuadër të procedimit penal të pastrimit të produkteve të veprëse penale ose aktivitetit kriminal