Prokuroria nis zyrtarisht hetimet për “pajisjen e përgjimit” të kapur në Rinas

497
Pak orë pas sekuestrimit të një pajisjeje të veçantë në aeroportin e Rinasit ka ardhur edhe reagimi i Prokurorisë.
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal kryesisht në bazë të informacionit mediatik dhe disa verifikime për veprat penale.
“Për pajisjen e ‘përgjimit të izraelitit’, Prokuroria Tiranë ka regjistruar procedim penal kryesisht në bazë të informacionit mediatik dhe disa verifikimeve për veprat penale ‘përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Po kryhen veprimet”, pohojnë burime nga Prokuroria e Tiranës.
Aparatura e dyshimtë u gjet gjatë një kontrolli rutinë në bagazhet e një shtetasi izraelit, i cili po largohej nga Shqipëria. Menjëherë pa konstatimit të pajisjes është bërë shoqërimi i izraelitit në komisariatin e Rinasit si edhe sekuestrimi i pajisjes.
Aparatura është bllokuar për momentin dhe policia në bashkëpunim me prokurorinë po kryejnë veprime për të saktësuar rolin që kryen kjo aparaturë në të vërtetë si edhe motivin e vizitës në Shqipëri të izraelitit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sigal