Prokuroria nis seancat e ankimeve për shëtitoren e Qeparoit

605
Agron MEMA
Rinisin protestat kontestuese në Qeparo ndaj shëtitores, pasi jo vetëm nuk ka transparencë, por edhe mashtrime e grabitje pronash të certifikuara nga shteti që u njeh këtyre banove që preken nga projekti të drejtën e pronësisë. Më herën, në fillesat e saj, ky projekt u kontestua nga banorët, pasi u pa shmangie nga projekti me qëllim përfitimin e ish deputetit Kokëdhima, sipas deklarimeve të banove. Por pasi u ankuan në instancat shtetërore dhe dalja në fletoren zyrtare të dëmshpërblimit sipas koeficientit të tregut, banorët që preken nga projekti pritën, por më kot, ndaj tyre vijoi mashtrimi. Ndaj rikthehet në vëmendjen e opinionit publik dhe të prokurorisë së Vlorës çështja e shëtitores së Qeparoit. Ditën e së martës së 05 prillit , në zyrat e prokurorisë së Vlorës do të ngjit shkallët qytetari i parë, nga banorët që kanë ankimuar shpronësimin dhe grabitjen, sipas tyre, të pronave të njohura me ligj. Banorët e Qeparoit hedhin dyshime mbi deputetin Kokëdhima, bashkëfshatarin e tyre, për këtë lojë mafiozësh në grabitje të pronave. Banorët pretendojnë se shohin veprime abuzive në zbatim të këtij projekti me rinisjen e investimeve që kanë filluar dy vite më parë dhe sot shohin shmangien e qëllimshme nga projekti i parë, kjo me synime të përfitimit personal, sipas tyre dhe argumenteve që përcjellin, sepse shmangia nga projekti i parë dhe pa asnjë transparencë, mbështetet edhe nga pushtetarët. Ata deklarojnë edhe nisjen së shpejti të protestave, krahas ankesave në instancat shtetërore shqiptare dhe të drejtësisë ndërkombëtare, në mbrojtje të pronave të tyre të ligjshme dhe çjerrjen e maskës së grabitësve të këtyre pronave. Po Ç’farë është kjo histori? Projekti i kësaj shëtitoreje filloi fill mbas fitores së PS në zgjedhjet e 2013-ës, ku deputeti i zëshëm asokohe, qeparotasi Koço Kokëdhima negocioi për të dhe u prit me entuziazëm nga banorët, si një projekt zhvillimi për turizmin e vendit dhe tepër dashamirës për banorët e Qeparoit. Banorët thonë se projekti u prezantua fillimisht i ndarë në dy lote. U premtuan dëmshpërblime, se në lotin e parë u preken trojet rreth 15 pronarëve. Në lotin e dytë u dëmtua tokë bujqësore dhe pemëtari e shumëllojtë që kultivon kjo zonë bregdetare dhe me ullinj shumë shekullorë që për prerjen dhe zhdukjen e tyre duhet vendim i posaçëm qeveritar, pasi kjo pemë “e bekuar” sipas banorëve të zonës, gëzon statusin “Monopol shtetëror” dhe ky status nuk lejon as pronarin ta presë deri në zhdukje pa lejen e pushtetit vendor. Përveç pemëtarisë janë shembur edhe objekte dhe shtëpi që nuk janë dëmshpërblyer ose janë vlerësuar disa herë më pak se çmimet e tregut apo vlera reale, deri në një vlerësim qesharak , në 27 milionë lekë të vjetra. Po a mundet të pranohet dhe të jetë i ndershëm ky çmim në zonën më të parapëlqyer turistike në brigjet e Jonit? Këto pasoja, sipas banorëve, erdhën nga devijimi i projektit të parë, devijim i kryer për nevoja klienteliste dhe interesa personale të paracaktuara dhe të menduara me një strategji të posaçme. Banorët akuzojnë drejtpërdrejtë aferat që sipas tyre janë ato arsyet e shmangies së projektit dhe mos transparenca, ashtu si mos pagesa e dëmshpërblimeve dhe mos vlerësimi real i vlerës së tyre. Në peticionin e parë, banorët e Qeparoit, duke parë mospërfilljen e dokumenteve të tyre shtetërore që i njeh pronarë, u janë drejtuar të gjitha instancave shtetërore, si të legjislacionit edhe atyre të ekzekutivit, por janë përballur me heshtje të madhe, megjithëse bashkëfshatari i tyre tanimë nuk është deputet. Pra, ç’po ndodh?-Nuk e kuptojmë,-shprehen banorët,-se si mund të na shpronësojnë , pa na vënë më parë në dijeni? Edhe kur kemi shkuar në Bashkinë e Himarës, kemi marrë si përgjigje shfajësuese dhe justifikuese, se është projekt i dalë nga zyra e deputetit. Po sot ai nuk është deputet, kush e mbron këtë projekt?- shprehen të irrituar banorët, duke kërkuar të rikthehet në zbatim projekti i parë dhe të bëhet rivlerësim i saktë, pasi nuk janë kundër ndërtimit të shëtitores, por jo t’i grabisin e shpërfillin në pronat e tyre shekullore. Projekti i dytë, sipas tyre, jo vetëm shpronëson pa transparencë dhe pa dëmshpërblim real pronarët e ligjshëm, por ka edhe abuzim financiar e social; projekti i parë parashikonte shpenzime në vlerën e 860 milionë lekësh, ndërsa i dyti shkon rreth 1 miliardë e 700 mijë lekë, ndaj banorët e kërkojnë transparencën, se ç’po ndodh me pronat e tyre dhe me vet hapësirat publike të fshatit Qeparo dhe bregdetit deri në Ksamil, ndaj sipas banorëve , duhet zbatuar projekti i parë. 
Po ç’farë i kanë kërkuar organit të akuzës banorët e Qeparoit? 
Banori qeparotas që do të ngjitë shkallët e prokurorisë së Vlorës të martën e 05 prillit 2017, Aristotel Dukë Todhri (do të paraqitet i biri i Aristotelit, se ky i fundit ka pak kohë që u largua nga jeta dhe ankimin do ta mbrojë i biri) Në kallëzimin penal kundër Bashkisë Himarë dhe kryetarit Jorgo Goro thuhet, se në vitin 2016 bashkia e Himarës i ka vënë në dijeni që qeveria shqiptare ka nxjerrë një urdhër për shpronësim dhe ka një projekt për ndërtimin e një rruge që kalon dhe prekë pronat e tyre me një vlerësim 204 lekë për metër katror. Kështu bashkia ka marrë tokën me një çmim qesharak me shkresë zyrtare duke mos dhënë as mundësinë për tu njoftuar dhe njohur me projektin, ndaj i drejtohen prokurorisë për kundraligjshmërinë e këtyre veprimeve nga bashkia Himarë. Më tej denoncimi i banorëve nënvizon faktin se janë përballur me dhunim të pronës, ku persona të pa pajisur me autorizim kanë prishur muret rrethuese dhe kanë prerë edhe ullinjtë shekullorë dhe gjithë pemëtarinë e saj. Këta persona na kanë kërcënuar me forcën e shtetit dhe duke mos pasur frikë nga dyert e shtetit. Në këtë kallëzim penal neve nuk jemi kundër zhvillimit të zonës, por jemi për zbatimin e ligjeve të shtetit pasi jemi dëmtuar rëndë në pronën tonë si:
1-Ullinjtë e vjetër, të cilësuar pasuri kombëtare, u prenë pa na njoftuar fare. 
2-Nuk na është paraqitur asnjë vendim për shpronësim me të dhënat përkatëse të sipërfaqes së shpronësuar.
3-Nuk kemi një akt vlerësimi të ullinjve të prerë dhe sipërfaqes së shpronësuar, nëse ka akt shpronësimi.
4-Ndjehemi të dhunuar dhe të frikësuar, pasi mënyra se si u veprua për të na shkatërruar pronën, të krijon përshtypjen se ç’do gjë mund të bëhet, pavarësisht ligjeve të shtetit në fuqi. 
Referuar nenit 150 të kodit penal: “Shkatërrimi, apo dëmtimi me dashje I pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Pa llogaritur prerjen e ullinjve të vjetër. 
Referuar rregullores së planit të integruar ndërsektorial për bregdetin: 
-Mbrojtja e peizazheve bujqësore, agrumeve, vreshtari që pasqyrojnë aktivitetin(ose përdorshmëria historike, të kulturave tradicionale të zonave) 
-Nuk lejohet prerja e pemëve të ullirit, agrumeve, me vlerë ushqimore dhe vizuale të peisazhit(nuk lejohet në mënyrë kategorike prerja e ullinjve të lashtë) 
Ndaj, si banorë të prekur nga ky shpronësim i paligjshëm , kërkojmë nga organi i prokurorisë të ndërhyni me fuqinë që ju jep ligji, për të ndërprerë këtë shkelje hapur të ligjit në cenim të individit, pronës, ambientit dhe ekonomisë, si dhe të na kthehet prona e rrëmbyer, përfundon kërkesa e akt-padisë së banove të Qeparoit në prokurorinë e Vlorës me një dokumentacion të shumtë dokumentar e fotografik si dhe harta kadastrale e topografike. 
Sigal